Hakerët që thyejnë shërbimet online kanë tendencë të shesin kredencialet e vjedhura në Dark Web.
Ka pasur disa rrjedhje të rëndësishme gjatë viteve të fundit, në të cilat u zbuluan kredencialet e qindra miliona përdoruesve, shkruan Telegrafi.
Tani, duket se disa hakerë kanë vënë shumicën e atyre kredencialeve të zbuluara së bashku në një pako që përmban 2.2 miliardë përdorues dhe fjalëkalime unike. Baza e të dhënave tani po shpërndahet falas në internet.
Sipas njoftimeve, ky koleksion prej 2.2 miliardë përdoruesve dhe fjalëkalimeve unike është duke u shpërndarë lirisht përmes forumeve dhe torrentëve të hakerëve. Kjo do të thotë se çdokush mund të marrë ato, edhe pse kush nuk e di se çfarë të bëjë me këto të dhëna.
Kjo ndjek një rrjedhë masive të mëparshme prej 773 milionë emrave dhe fjalëkalimeve unike, të cilat gjithashtu shpërndaheshin falas në internet.
Shumica e kredencialeve të vjedhura duket se vijnë nga sulme të mëdha në kompani si Yahoo, Dropbox dhe LinkedIn.