Hakerët serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në “Twitter” të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.
Faqja e Ambasadës së Shqipërinë në shtetin e Kosovës është sulmuar gjatë ditës së sotme dhe në të është vendosur një parullë: “Kosova është Serbi”, por se pas disa minutash, faqja u mor sërish nën kontroll.
Në faqe ishte shkruar nga ana e hakerëve kjo fjali: “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme, e të vetëshpallura në vendin tonë historik”.
Hakerët kanë shkruar edhe se Franca është mike e tyre, e Serbisë dhe e popullit serb.