Haki Abazi aderon në Vetëvendosje

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i rrethanave politike, Haki Abazi, sot ka zyrtarizuar kalimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tone”, ka shkruar në Facebook, kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti.

“Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetëra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme”.

“Ai ka jetuar e punuar në 120 shtete të botës në këto 20 vitet e fundit. Me Hakiun në Lëvizje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta edhe më të lehta. Do të ecim bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme