Ish zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ia hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit por e falimenton edhe në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja.
Sipas tij, Amerika dhe Amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrëveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme, pazar që e gjymton Kosovën për interes të disa individëve që përfitojnë materialisht dhe Serbisë që fiton një betejë të madhe në aspektin politik.
“Në Washington varfërohet Kosova dhe në Bruksel Serbia e ngrit pazarin politik .Kjo qeveri dhe këta njerëz janë shumë të rrezikshëm për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ja hequr kontrollin ndaj Trepçes dhe Ujmanit, e falimenton në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja dhe Kosova varet nga qëndrimi i Serbisë dhe në fund marrëveshja e dërgon Veselin në Hagë me automatizëm.
Amerika dhe Amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme, pazar që e gjymton Kosovën për interes të disa individëve që përfitojnë materialisht dhe Serbisë që fiton një betejë të madhe në aspektin politik.
Në Washington varfërohet Kosova dhe në Bruksel Serbia e ngrit pazarin politik.
Kjo qeveri dhe keta njerëz janë shumë të rrezikshëm për shtetin dhe të ardhmën e qytetarëve.