Haki Abazi flet për “servilë dhe brrylagjinj” në politikën dhe futbollin e Kosovës

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka vazhduar thumbat për pushtetin. Ai sot e ka krahasuar politikën vendore me futbollin.

Sipas tij, Kosova, në politikë dhe në futboll, e ka të vështirë të kualifikohet ndërkombëtarisht, pasi garën e bëjnë “servilët dhe brrylagjintë”.

“Politika dhe futbolli kanë një të përbashkët në vendin tonë, vështirë kualifikohen për liga e lojëra ndërkombtare sepse stërvitjet dhe garën në vend, edhe në ekip edhe mes ekipeve e kemi në nivelin e servilëve dhe brrylagjinjëve jo në mes të atyre që meritojnë. Vetëm mediokriteti mbijetonë në çdo sistem”, ka shkruar Abazi.

Deputeti ka kritikuar disa herë qasjen e qeverisë, që drejtohet prej partisë së tij, në shumë çështje e sidomos në politikën e jashtme.

Të ngjashme