Ish-zëvendësministri Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK’së, Isa Mustafa, i cili në një intervistë për Express tha se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e “duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi”, pasi të tjerët i ka zhgënjyer
Abazi ka shkruar në Facebook se Mustafës po i duket duhet një ushtri e ndryshimit.
“Ndërdija e Isës po flet- nga frika nuk po guxon me mendu faktin që zgjedhjet kanë me u mbajtë e VETËVENDOSJE ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isen… Kot e ka Isa taktikën “përqaj e sundo”. LV dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përqarës të Isës”, ka shkruar Abazi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ndërdija e Isës po flet- nga frika nuk po guxon me mendu faktin që zgjedhjet kanë me u mbajtë e VETËVENDOSJE ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isen… Kot e ka Isa taktikën “përqaj e sundo”. LV dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përqarës të Isës bashkë me portalet e financuara nga buxheti shtetit.
E ka për mbijetesë, e di që elektorati nuk kanë me ja falë, po as drejtësia jo:
Tradhëtinë e 6 tetorit
Fondin 3%
Hajninë e UFORK dhe transferin e fondit të MF
Dardania Bankën
Telefonat dhe faturat e Presidentit Rugova
Ahmet Krasniqin
Përvetsimet ne Union, TerraNova, Nënkalimin, Terminalet…
Nuk ka faj që një ushtri e ndryshimit po i duket duet!