Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti ka akuzuar tërthorazi presidentin e vendit për rrahjen e një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haki Abazi në një postim në Facebook porosit se Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetje të madhe të qytetarëve.
“Ju rrihni shqiptarë edhe mundeni me vjedhë votën demokratike, por ne jemi shumë dhe jemi bashkë dhe demokracinë, lirinë dhe pavarësinë nuk mund ta vidhni”, ka shkruar ai.
Një aktivist i Vetëvendosjes është arrestuar sot nga policia pasi që tentoi të hyjë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës kur presidenti, Hashim Thaçi, po mbante një konferencë për media.
Ky i fundit tha se reagimi i mbrojtjes së afërt të presidentit ishte profesional dhe se në të ardhmen nuk do të lejohen sulme të ngjashme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.