Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti
Në Debat Plus të RTV Dukagjini, Haki Abazi ka thënë se nëse rasti i vrasjes së 35-vjeçares kishte qenë i lajmëruar në polici, drejtori i saj duhet të jap dorëheqje.
“Unë mendoj që drejtori i Policisë sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi.
Gruaja shtatzënë, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.
Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.