Haki Abazi me gjëegjëzë në Kuvend: Ta gjejnë veç ata që kanë kartela të VV-së

| 03 Nën 2023 | 13:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë një gjëegjëzë për deputetët e VV-së: Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10?, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka torturë ma të madhe se me dëgju ligjërim për marrëveshjet e së kaluarës prej njeriut që ka qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Nuk ka torturë më të madhe për qytetarët me fol për kauzat e LVV-së, demarkacionin, Asociacionin nga një njeri që ka qenë pjesë e këtyre marrëveshje. A e din ku keni ra? Keni ra në pamundësinë në fakt me argumentuar, por unë kam një gjëegjëzë”.

“Si quhet një gjë që është vetmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10? Ama, këtë përgjigje e pranoj veç prej atyre që e kanë kartelën e LVV-së. Le të çohet kryeministri e le të shpjegon qysh koka ma mirë që nuk përfunduam veç me pikën 10, por përfunduam edhe me vetmenaxhimin e autonomisë substanciale. Çka qenka ajo?”.

Të ngjashme