Haki Abazi nuk ndal akuzat e rënda: Hoti është një postier i Mustafës e mashë e Thaçit

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka vazhduar akuzat e rënda ndaj ish zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti nga LDK.

Pasi Avdullah Hoti i kthej përgjigje dhe tha se Abazi është një njeri i ligë dhe se nuk meriton respekt, Abazi ka replikuar ndaj Hotit.

Abazi ka thënë se Hoti është një postier Isa Mustafës dhe mashë e Presidentit, Hashim Thaçit.

Ai madje thotë se gjithcka që e ka thënë për Hotin deri më tani është e vërtet dhe ai shkon aq larg sa që thotë që ka edhe më shumë se kaq.

Ky është reagimi i tij i rradhës i plotë:

Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë.

Sigurisht ka më shumë

Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!

Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK. Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK. Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin. Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit. LDK e atëhershme është larg, shumë larg. Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë.Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq. https://en.m.ëikipedia.org/ëiki/Hasan_Abazi
Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.

Të ngjashme