Haki Abazi: Qeveria ilegale e Thaçit nuk i ka numrat

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se “Qeveria Hoti” nuk i ka numrat e nevojshëm për të krijuar ekzekutivin e ri. Tutje, ai ka thënë se kjo është qeveria e presidentit Hashim Thaçi.

‘’Nuk i ka numrat qeveria ilegale e Thaçit’’, ka shkruar Abazi në Facebook.

‘’Shumica jemi ne shqiptarët’’, shton ai.

Ndryshe, LDK sot i ka bërë publikë emrat në qeverinë e re. Kryetari i këtij subjekti ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë e re pasi është hapur rruga pas vendimit të Kushtetuesës.

Të ngjashme