Mbrëmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ud i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe zv/kryeministri në detyrë Haki Abazi kanë qëndruar për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK. pa vendim të prokurorit.
Haki Abazi, emri i të cilit u lakua nga Thaçi, në një deklaratë dhënë për Periskopin thotë se nuk ka qenë asnjëherë në ambientet e Postës dhe Telekomit të Kosovës. ‘
’Jo, në PTK nuk kam hyrë asnjëherë’’, tha Abazi shkurt për Periskopin.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mohuar që ka qenë në PTK ndërsa deklaratat e presidentit i ka quajtur ‘gënjeshtra dhe shpifje. Kurti ka inkurajuar edhe kryeprokurin që ta intervistojë Presidentin në lidhje me këto akuza.
Ndërsa sot, ish-kryeshefi i PTK-së, Bedri Istrefi ka thënë se që të tre kanë shkuar në dhomën e përgjimeve të PTK-së dhe janë ndalur kamerat e vizitës.
Istrefi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë rastin ngase sipas tij me këtë veprim është cënuar siguria dhe privatësia e çdo qytetari në Kosovë.
Ai ka thënë se në dhomën e përgjimeve në PTK ekziston një server nga i cili fshihen biseda dhe të njëjtat mund të barten me nje USB tek secili person. Sipas Istrefit, në atë dhomë nuk ka të drejt të futet asnjë person pa urdhërin e Prokurorisë.