Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka mohuar të ketë pasur ndonjë problem me të dyshuarin i cili një ditë parë raportohet se i shkoi i dehur në zyrë me armë në dorë.
”I dehuri ka pasur probleme me familjarët e tij, prandaj edhe dehja e ka ndihmuar në atë rast dhe ndodhi ajo që ndodhi”, është shprehur Rugova për Klan Kosova.
I pari i Istogut nuk ka dashur të komentojë gjatë rastin në të cilin u përfshi dhe vet ai por ai tha se as në komunë nuk e njohin personin në fjalë dhe nuk kishin ndonjë ngatërresë mes vete.
”Nuk kam probleme me të unë e as dikush nga Komuna e Istogut po ashtu”.
Në Istog një ditë më parë është arrestuar një i dyshuar, i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas ka shkuar tek Kuvendi Komunal i kësaj komune.
Ai kishte qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, por është ndaluar nga personat përgjegjës të stafit komunal.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit “Si Sauer” si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes