Haki Shatri: ZRRE-ja po i çon bizneset drejt falimentimit, kjo s’ka logjikë

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai tha se kjo qasje e ZRRE-së nuk i merr parasysh realitetet ekonomike në Kosovë dhe po e shtyn sektorin privat drejt kolapsit financiar.

“Në zhvillim ekonomik kjo është e dëmshme por ZRR-e ka ngulë këmbë për me kaluar në tregun e lirë. Bizneset po ankohen që mund të falimentojnë por në vesh të shurdhër, këto tendenca sikur po duan ti shkatërrojnë bizneset e mu kthyer në komunizëm. S’ka logjikë kjo çështje. Duan ta shkatërrojnë sistemin ekonomik me metoda të kamufluara”, u shpreh Shatri për “Front Online”.

Të ngjashme