Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton, i cili bën update të të dhënave të shifrave të votuesve orë pas ore.
”Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion. Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha.
Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuara, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C.
Në këtë aplikacionin, është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron çdo orë, por e bën edhe çdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit.
Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar”, deklaroi ai.