Hakohet uebfaqja e Ushtrisë së Venezuelas

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 11:39 | Nga

Uebfaqja zyrtare e Ushtrisë së Venezuelas është hakuar dhe është publikuar në ueb-faqen Pastebin.com nga një përdorues me emrin Kapustkiy.

Hakeri kishte në shënjestër ueb faqen zyrtare dhe llogarinë në rrjetin social të kësaj ueb faqe.

Sipas postimit të tij në Pastebin, sulmi është kryer si një protestë kundër presidentit. Kapustkiy shkroi në blogun e tij: “Në protestë kundër Nicolas Maduros”.

Databaza e hakuar përfshin informatat personale si emri, numri i telefonit, e-maili, etnia e tyre dhe njësia ushtarake. Dosja e kompromentuar përmban 2189 shënime.

Së fundmi, Venezuela është duke u përballur me një krizë ekonomike që i ka vënë zjarrin krimit të vend.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme