Hale në Beograd kërkon heqjen e taksës dhe ndalimin e provokimeve nga të dy palët

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me njeriun tretë të Departamentit amerikan të Shtetit, nënsekretarin për çështje politike David Hale. Tema kryesore e bisedimeve, siç njofton rts, ka qenë situata në Kosovës.

Beogradit Hale, nesër pritet të vijë në Prishtinë.

Sipas asaj që njofton transmetuesi publik serb, Hale në bisedë me Vuçiq ka kërkuar heqjen e taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave serbe.

Hale ka ftuar gjithashtu edhe për ndalimin e provokimeve dypalëshe dhe vazhdimin e dialogut, ka njoftuar Ambasada amerikane në Beograd përmes Twitterit.

“ShBA-ja fton për ndërprerjen e taksës, ndalimin e provokimeve nga të dy palët dhe vazhdim e dialogut. Nënsekretari Hale në bisedë me kryetarin ka theksuar se ShBA-ja vlerëson partneritetin me Serbinë dhe dëshiron të ndërtojë marrëdhënie edhe më të fuqishme me të”, thuhet në Twiter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme