Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi e ka pranuar se i ka shkruar biznismenti Besnik Zymberi për takim fshehurazi.
Postimi i plotë:
Reagim
Sot, Besnik Zymberi pronari kompanisë All Zonne ka publikuar një mesazh timin, të cilin e kisha dërguar me sugjerim të një shoku të përbashkët.
Takimi është thirrur pas publikimit të çmimeve dhe krahasimit që kam bërë lidhur me tenderin e kogjenerimit në Obiliq.
Zotëria kishte shprehur dëshirën të sqarojë arsyet e disbalancës së çmimeve, dhe pikërisht për këtë arsye kam ndërmarrë shkrimin tim.
Dua të theksoj se nuk zhvilloj takime në qoshe apo fshehurazi me askënd, përveçse me ata që ndihen të frikësuar nga punëdhënësit e tyre.