Halili: S’pres ndryshime të politikës amerikane në raportin me Kosovën

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 09:26 | Nga

Zenun Halili, njohës i sistemit amerikan tha të premtën në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në” RTK se nuk pret ndyshime të politikës së jashtme amerikane në raport me Kosovën.

“Unë shpresoj nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh, sepse politika e jashtme bëhet në stade të gjata dhe presidenti nuk do të lejohet që të bëjë çka do vetë. Interesi i SHBA-së si shtet është më i madh se sa i Trumpit si president. Në SHBA e dinë që ne jemi populli më proamerikan në botë”, ka thënë ai.

Halili ka folur të premtën në “Mirëmëngjesi Kosovë” lidhur me Inaugurimin e presidentit Trump.

Ky njohës i sistemit amerikan ka dhënë mendimin e tij se çka çoi në fitoren e Trump.

“Është momenti, SHBA- u ballafaqua me një krizë të madhe ekonomike. Trump ishte diçka që nuk ishte provuar. Ai identifikohet me suksesin e tij dhe ata kanë menduar që ai do të bëjë diçka ndryshe. Ai i ka kritikuar vazhdimisht politikat ekonomike. Ai ngjalli një nacionalizëm, duke thënë se Amerikën do ta bëjmë të fortë si më parë”, ka thënë Halili.

Ai ka thënë se disa gjëra që po ndodhin tash me rastin Trump nuk kanë ndodhur më herët. “Edhe bojkoti i kongresmenëve nuk ka ndodhë më herët gjatë inaugurimit të presidenit. Pra ai është një figurë kontraverse. Trump është me petkun e republikanit, por realisht ai nuk është republikan. Megjithatë figurat kryesore të republikanëve tash nuk do të dalin kundër tij. Një figurë që i ka shqetësuar të gjithë me fjalët e tij, edhe aleatët e SHBA-së”, ka thënë ai.

Halili ka ka folur edhe për ish-presidentin barack Obama. “Për Obamën ka një opinion që e ka dobësuar SHBA-në sidomos përballë Rusisë. Një pjesë e publikut mendon se Obama do të mund të ishtë një profesor i mirë universitar, por jo një udhëheqës i politikës së jashtme”, ka thënë ai.

Të ngjashme