Ish-lojtari i Barcelonës, Alen Halilovic, nuk është i pëlqyer në skuadrën e Milanit, shkruan Gazzetta dello Sport.
Edhe pse është emëruar në listën e lojtarëve për ndeshjet e Evropa Ligës, mesfushori boshnjak është detyruar që ta shikojë ndeshjen me Romën nga tribunat e “San Siros”, transmeton Gazeta Express.
Më e keqja është se ai nuk ka qenë i lënduar, thjeshtë është lënë jashtë skuadrës nga Gennaro Gattuso.
Halilovici erdhi gjatë kësaj vere në Itali, mirëpo duket se në janarin e ardhshëm ai do të largohet nga kampi i “Rossonerëve” pasi që nuk po mundet të gjejë hapësirë në formacion.