Besar Halimi ka pasur vështirësi të stabilizojë formën këtë edicion, por përfaqësueses së Kosovës i është bashkuar pas një momenti pozitiv që kishte me skuadrën.
Ai ka startuar në dy ndeshjet e fundit, ndërsa një javë më parë kontribuoi me dy asistime në barazimin 3:3. Pos për gola, Halimi mund të “asistojë” bashkëlojtarët dhe shtabin teknik te Kosova edhe me informata lidhur me kundërshtarin e së enjtes.
Mesfushori Halimi luan në kampionatin danez për skuadrën me nam të Danimarkës, Borndby.
Pikërisht me Danimarkën, Kosova e luan ndeshjen e parë të këtij viti. Miqësorja Kosova – Danimarka luhet të enjten nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.