Halimi: Diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident

Prishtinë | 02 Sht 2023 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, është ankuar për diskriminimi e grave në pozitat vendimmarrëse në RTK.

Duke iu referuar një shkrimi të “Kallxo.com”, i cili tregon se tri kandidate janë refuzuar për pozita menaxheriale në RTK, Halimi ka vlerësuar se barazia gjinore është vlera fundamentale e shoqërive demokratike.

“Aty ku gratë nënvlerësohen në raport me burrat dhe ku institucionet nuk njohin meritokracinë, ai vend vuan nga mungesa e drejtësisë dhe emancipimit shoqëror. Edhe pse Kosova ka një ligj për barazi gjinore, diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident dhe për këtë duhet reagim gjithëshoqëror. Barazia gjinore është vlera fundamentale e shoqërive demokratike. Kosova duhet ta jetësojë mendësinë përparimtare dhe kjo vlerë nuk duhet të mbetet peng e vendimeve arbitrare.”, ka shkruar Halimi.

Të ngjashme