Halimi e LDK-së: Kosovës çdo ditë po i mbyllet një derë, i vetmi shtet evropian nën sanksione

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se Kosovës çdo ditë po i mbyllet nga një derë, ndërsa Kryeministri Kurti thotë se masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian janë të padrejta, shkruan Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, Halimi ka thënë se nga moskoordinimi me aleatët, Kosova shkoi në përshkallëzim e sanksione.

Postimi i plotë:

Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta.

Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?

Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit.

Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.

Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione!
Krejt dhe drejt …autoritarizmit!

Të ngjashme