Këngëtarja Lindita Halimi është shprehur e lumtur që ka fituar Festivalin e Këngës, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Halimi të premten mbrëma fitoi Festivalin me këngën “Botë”, duke mposhtur me vota finalistët tjerë si Xuxi, Yll Limani, Franc Koruni, Flaka Krelani e shumë të tjerë.
“Faleminderit shumë shumë shumë për mbështetjen! Kemi punuar shumë për performancën dhe ndjehem e bekuar që ja dolëm! Ëndërr e kamotshme që mu kthye në realitet… dhe kjo falë të gjithë juve që më keni mbështetur dhe Zotit për çdo bekim”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Falënderoj pa fund Klodian Qafoku për këtë këngë të mrekullueshme, këngë që unë e dashurova në momentin e parë që e dëgjova”, ka shtuar ajo.
Ajo ka falënderuar Big Bastan për tekstin, grimerin Artur Muca, Mira Shytin për veshjen dhe fotografët Blair Berisha dhe Fadil Berisha.
“Familjen time mbi të gjitha për mbështetjen dhe shtytjen që nga hapat e parë në muzikë dhe dashurinë e pakusht ! Sherif Halimi Fatime Halimi Albi HalimiRinor Adelina Halimi Adelina Venera”.
“Çfarë nderi të përfaqësojë popullin tim Shqiptar në një skenë kaq gjigante si Eurovision Song Contest !!! Ëndërr e kthyer në realitet”.