Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur në lidhje me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tha se kjo parti nuk ka asnjë rezultat konkret me të cilin mund të krenohet.
Halimi gjithashtu tha se ata kanë pëfunduar mandatin e tyre me këtë qeverisje, përcjell Klankosova.tv.
“Ka një qeverisje a më shumë që janë në pushtet dhe nuk kanë asnjë rezultat konkret me të cilin ata mund të krenohen, besoj që ata e kanë pëfunduar mandatin e tyre me këtë qeverisje”.
“Unë besoj që jo vetëm unë dhe partia të cilën e përfaqësojë, por megjithatë të gjithë qytetarët sot janë të vetëdijësuar që nuk kanë asnjë projekt konkret me të cilin kjo parti do të mund të krenohej”, u shpreh ajo në Klan Kosova.