Betim Halimi kompletoi tjetër ndeshje me skuadrën e Olimpik Donetskut.
Portieri kosovar me skuadrën e Olimpik Donetskut u mposht në udhëtim te Minaj me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 16-t në elitën e futbollit ukrainas.
Të dyja golat skuadra vendase i realizoi nga pika e bardhë.
Në Premier Ligën e Ukrainës, shtatlarti Halimi ka kompletuar katër ndeshje, ndërsa një paraqitje e ka pasur edhe në Kupë në edicionin e sivjetmë. I ka pranuar shtatë gola.