Haliti: Besoj pa asnjë dilemë në pafajësinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit – Kosova e ndjen mungesën e tyre

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, në një tubim elektoral në Pejë, tha se beson fort që në aktgjykimin e radhës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të shpallen të pafajshëm.

Ai shtoi se për këto pesë vjet, si parti, si shokë, si familje e si Kosovë, nuk ndihen mirë, pasi udhëheqësit e luftës, po mbahen në paraburgim.

“Ne kemi 26 vjet rrugëtim në liri, dhe kemi pesë vjet që nuk ndihemi mirë. Nuk ndihemi mirë edhe si parti, edhe si Kosovë, edhe si familje, edhe si shokë, pa i pasur dhe pa ardhë shokët tonë, udhëheqësit e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”.

“Besoj fort që aktgjykimi i ardhshëm do të jetë shpallja e pafajshme e tyre”, tha Haliti.

Të ngjashme