Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se demarkacioni do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
“Unë po besoj, meqë kjo çështje është shtyrë shumë, do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, megjithatë ende varet se sa do të mundim t’i bindim qytetarët. Në arbitrazh nuk do të ketë shumë ndryshime”, ka thënë Haliti.
Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh, sepse do ta kalojë në Kuvendin e Kosovës, pasi vija e kufirit është në rregull.