Fjalimi i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, gjatë seancës së jashtëzakonshme për EQAR, i mbeti në gjysmë pasi nënkryetari i kuvendit, Xhavit Haliti, ia ndërpreu fjalën.
Pacolli gjatë fjalimit tha se “pushteti e ka kap shtetin” dhe se të gjitha pushtetet deri më sot zgjodhën rrugën e shkatërrimit. Tutje ajo ka bërë thirrje për protesta nga ana e studentëve.
Haliti ia ndërpreu fjalën duke i thënë Pacollit se nuk mund të bëhet thirrje për protestë nga kuvendi.
Pacolli nuk e pranoi nje gjë të tillë dhe vazhdoi fjalimin nga foltorja e kuvendit, me ç’rast Haliti e lejoji një gjë të tillë.
Në fund ajo iu drejtua Halitit duke i thënë se nuk ka të drejtë t’ia ndërpres fjalën.
E nënkryetari pati një përgjigje interesante.
“Nuk keni të drejtë të bëni thirrje për protestë e për dhunë nga foltorja e kuvendit. Unë do t’ju ndërpres fjalën sa herë të bëni thirrje për dhunë, kujtdo, madje edhe atij që ta ka shkruar fjalimin” iu drejtua Haliti Pacollit.