Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur i bindur se kryetari i Kuvendit të Kosovës do të zgjedhet qysh në votimin e parë.
Ai në një intervistë në Imazh në transmetuesin publik, ka thënë se lëshimet që Kadri Veseli i ka bërë gjatë mandatit të kaluar për VV-në kanë qenë të mwdha, dhe sipas tij në Kosovë duhet të bëhet praktikë që kryetari i Kuvendit të mos refuzohet nga askush.
“Pa marrë parasyh a e voton VV apo jo, kryetari i Kuvendit do të zgjedhet në votimin e parë. Nuk e besoj se do të ketë probleme, pasi ne do ta zgjasnim krizën politike.Do të duhej praktik që të mos refuzohej asnjë kandidat”, ka thënë Haliti, transmeton lajmi.net.
I pyetur se a do të jetë Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se ky është vullneti i tën gjithë anëtarëve të kryesisë së PDK-së.
“Vullneti i gjithë anëtarëve të kryesisë është që Veselit ë jetë kandidat për kryetar të Kuvendit. Kryesia nuk e ka diskutuar këtë çështje dhe alternativë tjetër nuk ka pasur”, ka shtuar ai.
Haliti ka konfirmuar edhe njëherë se ka mjaft deputetë që do ta votojnë qeverinë Haradinaj, duke u shprehur i bindur se ata i kanë numrat.
“Nga ajo që kemi diskutuar deri sot dhe nga deklarimet e protganoistëve, Veseli e Haradinaj për ta kompletuar listën e njerëzve që do ta votojnë qeverinë, unë kam informacion që ka mjaft deputetë që do ta votojnë qeverinë e Haradinajt”, ka thënë Haliti.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ditën e seancës konstituive të votohet edhe Qeveria.