Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka akuzuar partitë opozitare, LDK-në dhe VV-në se pa ndonjë arsye po e bllokojnë punën në Kuvendin e Kosovës, raporton EkonomiaOnline
Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila nuk arriti të marr vendim për mbajtjen e seancës së ardhshme për mungesë kuorumi.
“Siç po e shihni në çdo seancë edhe sot në mbledhjen e kryesisë opozita VV dhe LDK në kundërshtim me kushtetutën dhe rregullat që ka rregullorja e kuvendit në përputhje me autorizimin qytetar të votave nuk duan t’i kryejnë punët e tyre si deputetë në organin më të lartë në kuvend”
“Secili deputet është i obliguar të i kryej punët e veta sepse paguhet për të. Sot e panë që nuk ka shumicë absolute vetëm për një anëtar kryesie mund të prishet kourumi dhe e lëshuan mbledhjen dhe pozita nuk mundi të marr asnjë vendim. Ne po e shqyrtojmë mundësinë për mbajtjen e seancës për ditën e enjte në ora 10 vazhdimin e seancave të papërfunduara dhe do përpiqemi maksimalisht si koalicion i grupeve parlamentare dhe qeverisës në përputhje me kushtetutën t’i kryejmë vendimet tona”