Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaroi se qeveria është shërbëtore e qytetarëve të Kosovës dhe për këtë duhet t’i kryej detyrat e saja të parapara.
“Nëse LDK-ja i bllokon vendimet, atëherë ata do të dëmtojnë veten. LDK-ja do të jetë në nivel të detyrës, për të kontrolluar qeverinë se sa po i zbaton vendimet për qytetarë”, tha Haliti në emisionin “n’Kuvend”, të moderatorit Zejdush Kastrati, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Haliti, i cili është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur edhe për demarkacionit, por nuk ka precizuar se si do të shkohet në zgjidhje, pasi që sipas tij kjo i takon qeverisë së Kosovës. “Nëse ka hapësirë dhe interes palët do të negociojnë në këtë rast. Deklarata e Malit të Zi, janë faktike dhe juridike, Kosova ka problemet e saj. Të shohim si do të veprojë kryeministri, nëse është interes të Kosovës do të jemi unik. Historia është histori e realiteti është realitet. Në jemi në një mes shtetesh që po përpiqemi që të kemi raporte miqësore. Jemi në një mes të Aleancës së Atlantikut, e cila sot ose nesër do të fus Kosovën nën ombrellën e NATO-së. Koha e konflikteve është larg nesh”, tha ai.
Haliti ka folur edhe për prishjen e koalicionit me LDK-në. “Mendimi im ka qenë kundër prishjes së koalicionit. Kanë qenë problemet e vendimmarrjes në qeveri dhe ka qenë një kërkesë e PDK-së dhe tani me s’ka arsye të diskutohet më ky problem. Tani kemi një qeveri të votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kjo tani duhet të diskutohet, duhet apo jo kritikuar punën e qeverisë dhe Kuvendit. Koalicioni i që ishte ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ka funksionuar mirë, por më vonë u shfaqën ato probleme”, tha Haliti.
Ai bëri me dije se ka pritur që do të zgjas më shumë bllokada politike. “Sidoqoftë është sukses i koalicionit parazgjedhor që ka arritur të krijojë institucionet. Nuk është e kënaqshme që kemi kaq deputetë, pra më pak, por ky është realiteti. Unë pres që kjo qeveri të punojë në zhvillimin ekonomi, luftimin ndaj korrupsionit dhe krimit, të angazhohet për zhvillimin e arsimit, shëndetësinë etj”, tha Haliti.
Sipas tij Kosova ka rrugëtimin e saj ka perëndimi. “Nuk mund të ecim me një palë binar ka lindja dhe një ka perëndimit. Pra duhet të ecim për liberalizimin e vizave. Nëse duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, duhet që detyrat e shtëpisë t’i kryejmë. Çdo qeveri që ka fuqi me dy të tretat, mund të funksionojnë më mirë. Për problemet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës drejt BE-së, pozitë dhe opozitë kemi ecur së bashku përpara. nuk ka ndodhur sikur në vendet e tjera të rajonit që kanë pasur probleme të tilla. Kjo qeveri edhe pse është e përbashkët, fuqia e saj e vendimmarrjes është më e vogël. Ndjenja e nacionalizmi nuk i ndihmon Kosovës, pra një luftë që kanë të bëjnë me nacionalizmin”, tha Haliti.
Sipas tij kësaj radhe pozita nuk do të mund të bllokojë ligje që janë në interes të një interesi. Pra do të ketë më shumë kontrolle dhe do të ketë më shumë kalime profesionale.
Edhe për gjuhën që është përdorur në Parlament, Haliti ka thënë se deputetët nuk kanë të drejt të përdorin thirrje. “Çfarëdo gjuhet që është jashtë rregullave është gjuhë jo parlamentare. Të gjithë të zgjedhurit jemi zgjedhur për punë, jo për tu rrahur”, tha ai.
Sipas tij Kosova dhe shoqëria sot është shumë e përçarë. “Interesi është shndërruar se kush kujt, por ia bënë gropën. Është të shahet. Nuk kemi nevojë të jemi kështu,. Duhet të dërgojmë mesazh që na obligon kushtetuta”, tha Haliti.