Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se është vepruar mirë që janë lënë të largohen terroristët nga Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.
Haliti tha se nëse Kosova do t’i vriste të gjithë nuk do të fitonte asgjë.
Sipas tij, vetëm do të hapej një proces i ri gjyqësor në Hagë pasi do të vriteshin si të paarmatosur.
“Armatimi ka qenë në kishë, e kanë nxjerr prej kishës jashtë që të mos gjendet brenda në kishë. Është standard i policisë serbe, i njësiteve speciale të Serbisë, edhe Kroaci ka qenë, edhe Bosnje e Kosovë, ku në kisha janë strehuar armatimet, në varreza. Kur kanë pasur me fillu ka qenë problem i tyre”, ka deklaruar Haliti në RTK.
“Janë leju që të largohen dhe mirë kanë bë që i kanë leju. Nuk e di kush i ka leju, KFOR’i, Policia apo dy bashkë. Më mirë që i kanë lë të largohen sesa me pas fillu me u vra mes vete, ose me i vra ne gjithë ata. Vetëm që e kishim hap një proces gjyqësor në Hagë shtesë që janë vra një grup i ashttuquajtur terrosit që e kanë dorëzuar armatimin dhe janë vrarë pas shpine”, ka thënë Haliti.