Haliti: Qeveria duhet t’ua prezantojë idenë për Asociacionin ShBA-së dhe BE-së

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që t’ua prezantojë idenë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ShBA-së dhe BE-së.

Ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se tashmë është e ditur se ShBA, nuk kërkon Asociaicon që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Mendoj që kemi problemin e statutit të Asociacionit, që u bë shumë zhurmë, nuk e kuptoj pse u dashka me u bë gjithë ajo zhurmë, që është ardhë një dokument nga Serbia. Atë e ka emëru Qeveria e Kosovës, sepse e ka obligu marrëveshja e 2013-tës, atë e ka asistu Qeveria e Serbisë. Qeveria e Kosovës, duhet ta ketë ofertën për BE-në dhe ShBA-në. Nga ajo që kam dëgju, se qëndrimet e BE-së dhe ShBA-së, që gjithçka të vendoset konform Kushtetutës së Kosovës. Në këto përplasje më shumë po kontribuojmë, që serbët në veri të krijojnë mosbesim ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Haliti tha se bojkoti i serbëve në zgjedhjet e katër komunave veriore, ishte mesazh viktimizues për bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, ata kanë tentuar që t’i bindin ndërkombëtarët që Kosova po dëshiron t’i mbajë dhunshëm zgjedhjet.

Të ngjashme