Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se kjo parti nuk vija të kuqe për bashkëqeverisje me partitë tjera.
Por, ai ka thënë se bisedimet për një koalicion duhet të jenë serioze dhe bisedimet të jenë të vlerësuar me kërkesat e PDK-së.
“Ne nuk kemi pas në asnjë palë zgjedhje vija të kuqe, nuk kemi as tani, por vlerësimet dhe bisedimet lidhur me koalicionin duhen të jenë të vlerësuara edhe më kërkesat që ka PDK-ja nëse hyn në bisedime. Bisedimet për koalicion duhen të jenë serioze”, ka thënë ai në Tëvë1.
Haliti ka folur edhe për mundësinë e formimin të një qeverie nga partitë opozitare nga legjislatura e fundit.
Ai ka thënë se nuk kanë biseduar për një gjë të tillë, por ka thënë se vendit i duhet një qeveri stabile e mandat të plotë dhe që ky koalicion siguron edhe zgjedhjen e presidentit.
Sa i përket rezultatit zgjedhor, ku PDK doli e dyta me 21.12%, ai tha se kanë pritur më shumë, por sipas tij, vendimet e Qeverisë Kurti për ndarjen e mjeteve për disa kategori kanë ndikuar në votim të pavarur.
“Kemi pritë më shumë, por veprimi korruptim që e ka bë Lëvizja Vetëvendosje duke shpërnda 200 milionë euro, dy javët e fundit. Ka qenë një faktor që ka ndikuar në raportet e votimit të pavarur. Korrupsioni politik, korrupsioni në zgjedhje ka ndodhë dhe kjo është e pafalshme”, ka thënë Haliti.
Ish-deputeti i PDK-së ka folur edhe për daljen e ultë të qytetarëve në zgjedhje. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e shpeshta kanë qenë një faktor, por edhe moti i mirë që sipas tij, ka bërë që shumë qytetar të udhëtojnë jashtë vendit.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit ishte 36,88%, kurse në ato të 28 dhjetorit të vitit të kaluar 44,99%.