Haliti takoi Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti së bashku me nënkryetarët tjerë të këtij institucioni, Kujtim Shala (LDK), Aida Derguti (PSD) dhe Mufera Srbica-Sinik (6+), kanë pasur sot një takim pune me Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola, të shoqëruar nga Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mandatin e ri të EULEX-it, dhe për çështje të tjera që ndërlidhen me sundimin e ligjit në Kosovë.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit ngritën edhe shqetësimin për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme