Haliti i thotë Qunit rrenc, ai ka një këshillë për të

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 12:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Anton Quni, kanë vazhduar debatin për 8 milionë marka të marra gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari Haliti ka pyetur përsëri Qunin se janë 8 milionë marka që i ka marrë ai, duke e quajtur atë rrenc.

“A janë nënshkruar prej meje po të pyes Anton rrenci? Po vazhdon me rrejt”.

“S’ka portal që s’thotë se e dorëzoj Anton Quni një dokument që dëshmon se Xhavit Haliti i ka marrë 8 milionë marka. Ke dorëzuar dokument, por jo për 8 milionë marka”, tha Haliti.

Ndërkohë Quni i është kundërpërgjigjur se tashmë i kanë të gjitha dëshmitë se për cilën shumë bëhet fjalë, duke e këshilluar që të mos bëhet nervoz.

“Është njëra dëshmi normal që s’kam arrit t’i dëshmoj të gjitha por në ato dëshmi janë vula të Ministrisë së Mbrojtjes së aso kohe, numri i protokolit dhe janë protagonistët”.

Më pas deputetja Albulena Haxhiu u ka kërkuar të dyve që këtë debat ta bëjnë në ndonjë studio televizive, jo në Kuvend.

“Do t’iu sugjeroja që këto debate t’i bëni në emisione televizive, sepse kështu po na maltretoni. Ju na keni maltretuar me gaz lotsjellës”, i është përgjigjur Halit. Megjithatë, unë do t’iu këshilloja që këto debate t’i bëni në emisione televizive”.

Por Haliti tha se debatet mes deputetëve bëhen në Kuvend, jo nëpër televizione.

 

Të ngjashme