Hamasi i jep përgjigje negative propozimit për armëpushim

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë gjatë natës se përgjigja e grupit të tyre ndaj propozimit për ndërprerje të luftimeve dhe lirimin e pengjeve është negative.

Megjithatë bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, sipas AFP-së janë duke vazhduar.

Synimet e grupit janë që të “ndalet lufta”, sipas Suhail al-Hindi. Mësohet se Hamasi është duke kërkuar tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza, me propozimin që më pas të ketë një program të gjatë rindërtimi për territorin gjatë të cilit ajo mori përsipër të mos rindërtonte asnjë objekt ushtarak.

Kjo shkon në kundërshtim me deklarimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka sinjalizuar se Izraeli synon të kryejë një operacion tokësor në Rafah, pavarësisht nga rezultati i një marrëveshjeje.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje me ose pa marrëveshje”, ka deklaruar gjatë javës Netanyahu.

Të ngjashme