Hamasi: Sulmet izraelite vranë mbi 26 mijë palestinezë që nga 7 tetori

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se rreth 26 mijë 260 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga sulmet e 7 tetorit.

Kjo ministri ka thënë gjithashtu se rreth 64 mijë 800 të tjerë janë plagosur gjatë konfliktit i cili tani është në ditën e tij të 113-të, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ministria shtoi se të paktën 174 palestinezë u vranë dhe 310 u plagosën në 24 orët e fundit.

Të ngjashme