Hamasi thotë se 71 persona janë vrarë nga sulmi izraelit në zonën humanitare të Gazës

Prishtinë | 13 Kor 2024 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 71 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi al-Mawasin e Khan Younisit në Gaza, zonë kjo me popullsi të dendur të të zhvendosurve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite e pati caktuar këtë zonë si të sigurt, duke u bërë thirrje palestinezëve të kërkojnë strehim në këtë vend.

Siç bëhet e ditur edhe 289 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga këto sulme, raportoi të shtunën BBC-ja.

Ushtria izraelite ka thënë se po shqyrton incidentin, ndërsa mediat izraelite kanë raportuar se objektiv i sulmit ishte kreu i lartë i Hamasit, Mohammed Deif.

Një zyrtar i Hamasit e ka quajtur sulmin përshkallëzim të rëndë “që tregon se Izraeli nuk është i interesuar të arrijë një marrëveshje armëpushimi”.

Të ngjashme