Zyrtarët shëndetësorë të Hamasit kanë thënë që së paku 90 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, shkruan BBC.
Sulmet goditën një bllok banimi që po strehonte dy familje, sipas ministrit të Shëndetësisë.
BBC-ja ka thënë që nuk ka mundur ta konfirmojë numrin e viktimave.
Për më tepër, ende nuk ka ndonjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, që po insiston që po i shënjestron ato që i ka quajtur infrastruktura terroriste.