Hamburg – St. Pauli, një qytet, dy klube dhe botë të ndryshme

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Julian Pollersbeck ishte në telashe. Sikur të ishte alergjik ndaj zonës së 16-metërshit, portieri i ri i Hamburgut kaloi shumë kohë gjatë 92 minutave jashtë zonës së tij.

Në një moment, St. Pauli ishte në kundërzbritje. Mesfushori Cenk Sahin e pa 24-vjeçarin jashtë zonës së tij dhe gjuajti në portë. Gjithë tifozëria në “Volksparkstadion” mbajti frymën derisa Pollersbeck po kthehej prapa dhe përfundimisht arriti të shpëtonte pa pranuar gol. Derbi i qytetit të Hamburgut, i luajtur të dielën që shkoi, përfundoi pa gola.

“Ne jemi numër një në qytet!”, këndonin 5.500 tifozë mysafirë të St. Paulit, të gjithë të veshur me fanella të verdha.

“Le t’i lëmë të kënaqen pak”, thotë tifozi i Hamburgut, Timothy që gjendet në tribunën veriore, ku janë tifozët më të flakët të Hamburgut. “Ata kanë fituar derbin shtatë vjet më parë, por ne e dimë në të vërtetë se kush është numër një”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme