Lewis Hamilton nuk ka lejuar të ndodhë ndonjë befasi në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë.
Nga pole-position, në garën e parë të sezonit të ri të vitit 2019, në Formula 1, do të niset kampioni në fuqi i botës, Hamilton, transmeton KTV.
Piloti britanik regjistroi kohën më të shpejtë në pistën e Albert Park, me kohën 1 minutë 22 sekonda e 44 të mijtat.
Për Hamiltonin, ky ishte pole-position i tetë në Australi, më shumë se kushdo tjetër, duke e barazuar edhe rekordin e legjendës Michael Schumacher në Suzuka dhe Ayrton Senna.
Ai la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas, që u pozicionua në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit Sebastian Vettel me Ferrari.