Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton ka shënuar fitore në garën e Shpërblimit të Madh të Rusisë, për t’u përkujdesur për një triumf të dyfishtë të Mercedesit të dielën. Ferrarit i ka marrë fund seria prej tri fitoreve rresht, ndërsa në garën në Sochi është vërejtur një pakënaqësi me urdhrat e dhëna nga skuadra.
Hamilton po ashtu ka marrë një pikë shtesë për rrethin më të shpejtë në garë, ndërsa kryeson renditjen e përgjithshme me 73 pikë epërsi para kolegut te skuderia e Mercedesit, Valtteri Bottas, që doli i dyti të dielën. Deri në fund kanë mbetur edhe pesë gara.
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc përfundoi garën i treti, pas një kontraversiteti nëpërmjet radios me Sebastian Vettelin. Vettel injoroi një urdhër të marrë nga skuadra për të lejuar Leclercun të kalojë, ndërsa më pas u tërhoq nga gara në rrethin e 28-të, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Në fakt largimi i tij edhe solli veturën e sigurisë virtuale, që ironikisht çimentoi epërsinë e Hamiltonit.
Fitorja e Mercedesit të dielën ishte e gjashta rresht në Sochi. Garuesit e Mercedesit kanë fituar në Shpërblimin e Madh të Rusisë që nga gara e parë aty në vitin 2014.
Fitorja e Hamiltonit ishte e 82-a në karrierë dhe e nënta këtë stinor. Ai është nëntë fitore larg rekordit të përgjithshëm që e mban Michael Schumacher me 91 fitore.
Hamiltoni i është afruar titullit të gjashtë të Formula 1, ndërsa për të ishte fitorja e parë që nga gara e Hungarisë në gusht.
“Është thjesht një rezultat i jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh se sa i shpejtë ishte Ferrari në fillim. Ishte detyrë shumë e vështirë për të mbajtur ritmin me Ferrarin. Sinqerisht mundohem të mos mendoj shumë për kampionatin. Dua të shoh vetëm deri te gara e radhës, hap pas hapi. Nuk dua të marr në thua”, ka thënë Hamilton.
Ferrari erdhi në Sochi me një seri prej tri fitoreve rresht dhe me një avantazh të madh në shpejtësi, veçanërisht në vijë të drejtë. Leclerc siguroi vendin e parë në kualifikime për herë të katërt rresht.
Por, strategjia e Ferrarit në Sochi nuk ndezi. Italianët dolën me një strategji që përfshiu Leclercun të lejojë Vettelin, që startoi nga vendi i tretë, të kalojë para dhe të marrë epërsinë në kthesën e dytë.