Lewis Hamilton ka vendosur sërish kohën më të mirë në provat e fundit të lira, për Çmimin e Madh të Britanisë.
Ngasësi i “Mercedes”, Hamilton ishte sërish më i shpejti si në provat e para të lira.
Me kohën 1.29.287, britaniku la pas Nico Rosbergun dhe dy pilotët e Red Bull, Ricciardo dhe Verstappen. “Ferarri i Vettelit dhe i Raikkonenit realizuan kohën e pestë dhe gjashtë më të mirë.
Shumë mirë në këto prova u shfaq edhe Alonso, që u rendit i dhjeti.