Me më shumë se 130 ujëvara të mëdha dhe të vogla, qyteti Hamilton në Kanada – dikur qytet industrial – sot njihet si “kryeqyteti i ujëvarave” në botë.
Për ujëvarat e Niagarës, që ndodhen në kufirin SHBA-Kanada, sigurisht keni dëgjuar të gjithë, mirëpo pak njerëz e dinë se në lumin Niagara ekzistojnë dhe një mori ujëvarash tjera të mahnitshme. Vetëm në qarkun e qytetit Hamilton ekzistojnë 130 të tilla.
Hamilton, sot njihet si qyteti i ujëvarave, ndërsa për nder të tyre në këtë vend çdo vit organizohet një festival, i cili përfshin dhe vizitat të këto ujëvarat – një aventurë kjo e pëlqyer prej turistëve.
Edhe pse të gjitha këto ujëvara nuk e kanë madhështinë e ujëvarave të Niagarës, numri i tyre që ndodhen brenda qarkut të këtij qyteti ka bërë që ato të jenë një atraksion i vërtetë për dashamirët e natyrës dhe turizmit.