Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se deputeti Albin Kurti po sundon kundërligjshëm.
Duke qëndruar në krye të qeverisë, ka thënë ai, Kurti po e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës prej pranverës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kosova është përtej Kurtit me vullnet qytetar, parlamentar dhe kushtetues.
“Deputeti Albin Kurti, lider i VV-së, po sundon kundërligjshëm, po e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës prej pranverës, duke qëndruar në krye të Qeverisë së Kosovës. Deputeti nuk mund të ketë njëherësh edhe post ekzekutiv, simbas Kushtetutës sonë. Ky është precedent i rrezikshëm për rendin demokratik dhe kushtetues të shtetit tonë. Kuvendi i Republikës së Kosovës që doli nga zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit e rrëzoi mandatarin Kurti dhe përbërjen e Qeverisë që e propozoi më 26 tetor 2025. Kosova është përtej Kurtit me vullnet qytetar, parlamentar dhe kushtetues”, ka shkruar Hamiti.