Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, e ka komentuar fotografinë ku sfidës për të mbjell një pemë iu ka përgjigjur bashkarisht me vikarin e Kishës Katolike, Don Lush Gjergji .
Hamiti në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që kjo fotografi e ka simbolikën e vet që njerëzve të iu tregojmë edhe në mënyrë praktike që ne jemi shqiptarë para së gjithash dhe pastaj jemi pjesëtarë të besimeve fetare.
Ai ka theksuar se katolikët janë pakicë në Kosovë ndërsa në Europë janë shumicë.
“Të krishterët në Kosovë janë pak por të krishterët në Kontinetin Europian janë shumicë.Tendencat për futjen e përçarjes të shqiptarëve në bazë të elementit shqiptar kanë ekzistuar dhe nuk kanë vdekur pra janë ende gjallë. Shërbimet sekrete e kanë përdorur këtë element për të futur përçarje te shqiptarët’’.