Hamiti: Heqja eventuale e sanksioneve do të ishte suksesi i vetëm i kësaj qeverie

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë  se heqja eventuale e masave ndëshkuese të BE-së do të ishte suksesi i vetëm i Qeverisë Kurti.

Hamiti thotë se ashtu sikurse masat, edhe “regjimi i ri i përkohshëm është”.

“Kosova po përjeton sanksione ndërkombëtare në kohën e regjimit të ri #KREJTdheDREJT. Të përkohshme janë sanksionet, po thotë Qeveria e Shpresës. Heqja eventuale e sanksioneve do të ishte suksesi i vetëm i kësaj qeverie mbas dështimeve të gjithanshme. Edhe regjimi i ri i përkohshëm është”, ka shkruar Kurti në profilin e saj në “Facebook”.

Të ngjashme