Hamiti: Kurti nuk i premtoi korrupsionin masiv dhe sanksionet e BE-së, por i kemi

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar dekelraten e kryeministrit Albin Kurti, i cili dje në Kuvend ka thënë se nuk ka premtuar njohje të reja.

Zyrtari i LDK-së ka vlerësuar se kryeministri Kurti nuk ka premtuar as korrupsion masiv qeveritar dhe sanksione të BE-së.

Sipas Hamitit, në Qeverinë Kurti Kosova është duke u përballur ne të dyja këto gjera.

“Kosova, vend me korrupsion qeveritar masiv. Nën sanksione të BE-së tash e 18 muaj. Asnjëra prej tyre nuk qenë premtime zgjedhore të Vetëvendosjes-Guxos. Nuk i premtuan, por i kemi. As njohje të reja të Kosovës, natyrisht. As i premtuan, as i kemi. Asnjë njohje për katër vjet të regjimit të ri”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme